Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria mbi 68%

nga Egzona Mehmeti5 korrik 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot publikoi rezultatet e provimit shtetëror të maturës, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në të gjithë vendin.
Këtë vit, rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 68.43% Prej këtij rezultati, 68.36% është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 69.47% në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 74.77% është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke.
Rezultatet e provimit shtetëror të maturës tashmë u shpërndanë në shkolla.
Provimi i mbajtur më 26 qershor, është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 177 qendra të testimit. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës dhe 200 vëzhgues. Po ashtu, të gjitha Qendrat e testimit janë monitoruar nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njoftoi se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 69 nxënës, të cilëve iu është anuluar testi.
MAShTI deklaroi se është duke i vlerësuar raportet e komisioneve në Qendrat e testimit dhe së shpejti do të publikohen emrat e administruesve, të cilët nuk kanë realizuar detyrën më përgjegjësi dhe ndaj të njëjtëve do të merren masa ligjore.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →