Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Publikohet lista e Dardanëve për ndeshjet e shtatorit

nga Egzona Mehmeti16 shtator 2022

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e këtij muaji. Federata e Futbollit të Kosovës sot ka bërë të ditur se trajneri francez për grumbullimin e shtatorit ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.
Këto dy ndeshje janë të fundit në kuadër të ciklit të sivjetmë të Ligës së Kombeve.
“Stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën, më 19 shtator, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndërkaq, përzgjedhësi Alain Giresse do të paraqitet në konferencë për media, të martën, në orën 13:00, në hotel ‘Emerald’.”, ka bërë të ditur FFK./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →