Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Publikohet traileri i “Avatar: The Way of Water”

nga Xh.D10 maj 2022

Të hënën (9 maj) u publikua traileri i parë për vazhdimin e shumëpritur “Avatar: The Way of Water”.
Pamja e shkurtër një minutë e gjysmë tregon spektaklin e mbushur me aksion, duke përfshirë malet ikonë lundrues dhe një kufi të ri për ekskluzivitetin e filmit: botën nënujore.
Avatari i parë doli në kinema në dhjetor 2009, duke revolucionarizuar shfaqjen e filmave 3D me përparimet e tij të fundit në teknologji.
Kate Winslet, Michelle Yeoh, Cliff Curtis, Edie Falco dhe Jemaine Clement, janë pjesë e kastit.
“Avatar” mbetet filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, duke fituar më shumë se 2.8 miliardë dollarë në mbarë botën.
Disney, e cila bleu kompaninë e prodhimit të filmit origjinal , 20th Century Fox, ka vënë bast të madh për “Avatar” në vazhdim.  Janë planifikuar edhe tre vazhdime për publikim pas premierës së “Way of Water”./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →