Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Publikoi foto me armë në TikTok, policia bastis shtëpinë e të dyshuarit

nga Kaltrina Berila9 prill 2024
Publikoi foto me armë në TikTok, policia bastis shtëpinë e të dyshuarit

Pas publikimit të disa fotove me armë zjarri në rrjetet sociale në TikTok është kontrolluar shtëpia dhe lokali i të dyshuarit ku i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me katër copë fishekë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:10 në Denja të Rahovecit.

Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pas publikimit të disa fotove me armë zjarri në rrjetet sociale Tik-Tok, është kontrolluar shtëpia dhe lokali i të dyshuarit mashkull kosovar, ku i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me katër copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →