RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Publikonen pamjet se si do të duket sheshi “Xhorxh Bush”

nga Kaltrina Berila16 gusht 2024
Publikonen pamjet se si do të duket sheshi “Xhorxh Bush”

Kryetari komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar pamjet e reja se si do të duket sheshi “Xhorxh Bush”, në Prishtinë.

Veç kësaj, ai ka njoftuar se projekti përfshin edhe transformimin e sheshit “Zahir Pajaziti” dhe hapësirat përreth.

“Projekti i reviduar përfshin edhe transformimin e Sheshit Zahir Pajaziti dhe të hapsirave përreth. Vizioni ynë për Prishtinën me qytetarin prioritet po vazhdon”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Komunës së Prishtinës do t’i kushtoj 18,4 milionë euro. Ndërsa, afati për dorëzimin e ofertave për ketë projekt milionësh është data 06 shtator 2024.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →