Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Puna për rahovecianët, kod i atdhetarizmit”

nga RTV218 qershor 2017

Hoti: Rahoveci me të drejtë konsiderohet kryeqyteti i bujqësisë së Kosovës

Kandidati i PDK-së për deputet nga Rahoveci, Andin Hoti, ka thënë se bujqësia mund të ndikojë në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit dhe se Fillimi i Ri synon ta nxisë evoluimin e kësaj veprimtarie në koncept të biznesit.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Rahoveci me të drejtë konsiderohet kryeqyteti i bujqësisë së Kosovës, pasi karakteristikë e këtij qyteti është dashuria për punën.

“Ky kryeqytet e merr epitetin nga puna, angazhimi dhe përkushtimi tradicional për punë i rahovecianëve. Të gjithë e dimë se i madh e i vogël, ka dashuri për punën. Madje, toka djerrinë, shihet si turp në këto anë. Puna, puna është letërnjoftimi origjinal i Rahovecit. Puna është kod i atdhetarizmit,” shkruan Hoti.

Për më tepër ai përkujton se rahovecianëve puna u ka dhënë motiv shtesë dhe fuqi për përkushtim ndaj atdheut.

“Sakrifica është ekzistencë në formë tjetër, në dimensionin madhështor, për vendin, për kombin, për dinjitetin njerëzor. Këtë e kanë bërë dhjetëra e qindra rahovecian me të cilët jam unë krenar, është familja ime krenare, ashtu siç paraardhësit e mi ishin krenar. T’u shtoftë e mira vendlindja ime”, shkruan në llogarinë e tij në Facebook kandidati i PDK-së për deputet, Andin Hoti.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →