Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Punëtorët e Çernobilit s’mund të shkojnë në punë për shkak të granatimeve

nga Kaltrina Berila24 mars 2022

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), thotë se Ukraina i ka thënë se forcat ruse po bombardojnë pikat e kontrollit në qytetin Slavutych.
Qyteti me rreth 25,000 banorë është vendi ku jetojnë shumë punëtorë nga termocentrali bërthamor i Çernobilit, transmeton rtv21.tv.
Çernobili, vendi i aksidentit më të rëndë bërthamor në botë në vitin 1986, ka qenë nën kontrollin e forcave ruse për rreth një muaj.
Ukraina i ka thënë IAEA-s se bombardimet po rrezikojnë shtëpitë dhe familjet e personelit në Çernobil dhe parandalojnë rotacionin e mëtejshëm të personelit për në dhe nga vendi.
Rafael Grossi, kreu i IAEA, tha se ishte i shqetësuar nga zhvillimi i cili vjen vetëm pak ditë pasi stafi u lejua të kthehej në shtëpi pas gati katër javësh pa ndryshim ndërrimi.
Ai tha se IAEA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →