Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Punëtorët e KEK-ut e konsiderojnë padrejtësi përfshirjen në Ligjin për Paga

nga RTV2114 shkurt 2019

Ligji për Paga ka sjellë pakënaqësi

Sindikata e punëtorëve të KEK-ut po proteston para Qeverisë së Kosovës, në shenjë revolte ndaj Ligjit për Paga. Nexhat Llumnica nga Sindikatë e punëtorëve të KEK-ut ka thënë se është e papranueshme përfshirja e kësaj ndërmarrje në këtë Ligj dhe e kanë konsideruar padrejtësi.

“Nuk ka vend në botë që kompanitë e tilla si Korporata Energjetike e Kosovës hyn në buxhetin për paga nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Llumnica dhe ka treguar se iu kanë bërë shkresë ministrive përkatëse që të bëjnë interpretimin e ligjit.

Më tej protestuesit kanë bërë thirrje për pushtetarët që të mos i bien në atë gjendje punëtorët që t’i mbyllin dyert e objekteve dhe të dalin në protestë. Protestën e sotme e kanë konsideruar si paralajmërim.

Më 2 shkurt, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Pagat. Teksti në përgjithësi më amendamentet e propozuara në Projektligji për pagat në sektorin publik u votua me 63 vota pro asnjë kundër dhe një abstenim./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →