🇽🇰 Kosova
Punëtorët e KOSTT-it sot në protestë, kërkojnë rritje të pagave
nga Venera Grabanica1 gusht 2025
Punëtorët e KOSTT-it do të nisin sot një protestë para ndërtesës së kompanisë në Prishtinë, për të kërkuar rritje të pagave.
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it ka njoftuar se protesta do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në mënyrë paqësore.
Në reagimin e saj, sindikata thekson se kërkesa për rritje pagash është legjitime dhe vjen si rrjedhojë e përkeqësimit të kushteve ekonomike në vend.











