Një ekip nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) u lirua pasi ishte ndaluar nga policia në qytetin ukrainas të Manhush-it, i cili tani thuhet se është në duart e Rusisë.
KNKK tha se ky ishte një “lehtësim i madh”. Ekipi kishte disa ditë që po përpiqej të arrinte në qytetin e rrethuar të Mariupolit, për të ofruar ndihma dhe për të evakuuar ata që dëshironin të largoheshin.
Për momentin raportohet se skuadra është rikthyer në Zaporizhzhia. Mbetet e paqartë nëse dhe kur do të vazhdojnë misionin në Mariupol, shkruan BBC, përcjell rtv21
“Ekipi është i fokusuar tani në vazhdimin e operacionit të evakuimit humanitar. Ky incident i djeshëm tregon se sa i paqëndrueshëm dhe kompleks ka qenë operacioni për të lehtësuar kalimin e sigurt rreth Mariupolit për ekipin tonë, i cili është përpjekur të arrijë në qytet që nga e premtja.”./21Media









