Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Punëtorët e Postës kërkojnë që pagat nga Qeveria

nga Venera Grabanica13 shtator 2018

“Ata ende nuk i kanë marrë pagat e gushtit”

Punëtorët e Postës sot kanë mbajtur një protestë para Qeverisë së Kosovës. Me parullat “Qeveri, posta duhet të shpërndajë dërgesat”, “Respekto ligjet tua”, “Duam shërbime që i ka secila postë shtetërore”, ata kërkuan rimbursimin e pagesave postare nga Qeveria.

Etrit Hoti, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Postës, tha se ata ende nuk i kanë marrë pagat e gushtit.

Këtë, e ka cilësuar si papërgjegjshmëri të institucioneve. Ai tha se qeveria duhet t’i përmbushë detyrimet ligjore. Hoti ka shtuar se posta duhet të krijojë skemat pensionale dhe shërbimin PostBank.

Kryetari i BSPK-së, Avni Hajdini tha se kjo protestë iu është imponuar nga qeveria. Ai tha se sot po apelojnë te qeveria që t’ua japë pagat dhe t’i realizojë kërkesat e punëtorëve.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se kjo sindikatë e përkrahë protestën dhe bëri lutje nga qeveria që t’i përmbushë kërkesat e punëtorëve, para se këto protesta të bëhen masovike.

Pas protestës përfaqësues të punëtorëve janë ftuar brenda në ndërtesën e Qeverisë për një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →