Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë protestë

nga E.Bullaku7 tetor 2021

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Këtë e kanë bërë të ditur pas mbledhjes që e kanë mbajtur sot.
“Paralajmërojmë se menjëherë pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal do të organizojmë protestën e radhës, e cila do të jetë më masovike se ajo e datës 17.09.2021. Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta kenë të qartë se me qasjen aktuale të Qeverisë ndaj punonjësve shëndetësor po bëhet shkatërrimi i sistemit publik shëndetësor, gjë e cila do të sjellë ndikimet e veta mbi nevojat direkte të qytetarit të RKS-së”, thuhet në njoftimin e tyre.
FSSHK-ja ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të reflektojë, pas siç kanë thënë “kuadri shëndetësor-mjek e infermier janë duke u larguar nga sistemi publik dhe nga Republika e Kosovës”.
Sipas tyre, kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit për Pandeminë nuk janë marrë parasysh nga Qeveria, pavarësisht protestave të tre javëve më parë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →