Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Punëtorët shëndetësorë pezullojnë protestën shkaku i Qeverisë

nga Egzona Mehmeti17 maj 2017

Ata nuk do të mbajnë protestën deri në formimin e Qeverisë së re

Punëtorët shëndetësorë kanë pezulluar protestën e cila ishte paraparë që të mbahet sot. Kjo është bërë për shkak të rrëzimit të Qeverisë dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Sindikata e Shëndetësisë e ka pezulluar protestën deri në formimin e Qeverisë së re.

Kryetari i Federatës të Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla në konferencën për media tha se mesazhi i tyre për Qeverinë e re është që të kenë prioritet shëndetësinë.

“Prej të hënës do t’iu dërgojmë nga një platformë partive politike për kërkesat e Sindikatës së Shëndetësisë në të cilën platformë do të kërkohet prioriteti i shënddtësisë në programe, ligji për pagat dhe rritja e buxhetit për shëndetësinë, përndryshe Qeveria e re do të përballet me protesta masive”, tha Syla./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →