Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Punëtori serb i strukturave paralele kapet me 4 mijë fishekë

nga B G9 qershor 2022

Një serb është arrestuar në pikën kufitare në Jarinje nga Policia e Kosovës, pasi është zënë me 4 mijë fishekë.
Siç ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ai ishte punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës.
Xhelal Sveçla njoftoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sveçla duke e cilësuar këtë si aksion të rëndësishëm dhe të suksesshëm ka përgëzuar për forcimin e sovranitetit të vendit Policinë e Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →