Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Putin nënshkruan dekretin që lejon përdorimin e pronës amerikane në Rusi si kompensim

nga RTV21 Portal23 maj 2024
Putin nënshkruan dekretin që lejon përdorimin e pronës amerikane në Rusi si kompensim

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekret që lejon përdorimin e pronës amerikane në Rusi si kompensim për dëmet e shkaktuara nga sekuestrimi i pronës ruse në SHBA.

Dekreti që përmban dispozitën përkatëse u publikua në portalin qeveritar, i cili udhëzoi qeverinë e vendit të vendoste një procedurë të veçantë për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndaj Rusisë dhe Bankës së saj Qendrore nga qeveria amerikane ose vendimet gjyqësore.

“Qeveria e Federatës Ruse, brenda një periudhe katërmujore, siguron futjen e ndryshimeve në legjislacionin e Federatës Ruse që synojnë zbatimin e këtij dekreti”, thuhet më tej në dokument.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →