Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Putin: Qëndrimi rus për Kosovën është i njohur

nga B G17 janar 2019

Putin në Beograd flet për taksën dhe Ushtrinë e Kosovës

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Beograd ka deklaruar se qëndrimi i rus për Kosovën është i njohur.

“Ne angazhohemi për zgjidhje në përputhje me rezolutën 1244”, ka thënë Putin duke shtuar se vendosja e taksës dhe formimi i ushtrisë së Kosovës kanë nxitur tensione serioze.

“Rusia ndanë shqetësimet e udhëheqësve dhe qytetarëve të Serbisë që këto lëvizje mund të sjellin destabilizim në Ballkan.’, ka thënë Putin.

Ndërkaq presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar se pa Rusinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje të çështjes së Kosovës. “Para çdo zgjidhjeje do të konsultohemi me Putinin.”, ka thënë Vuçiq./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →