Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Putin: Rusia nuk po pengon eksportet e grurit të Ukrainës

nga Egzona Mehmeti3 qershor 2022

Rusia nuk po pengon eksportet e grurit ukrainas, tha Presidenti Vladimir Putin dhe i quajti akuzat e tilla “bllof” në një intervistë për kanalin televiziv shtetëror “Rusia-1”.
“Ky është një bllof. Dhe unë do të shpjegoj pse. Bota prodhon rreth 800 milionë ton grurë në vit. Na thuhet se Ukraina është gati të eksportojë 20 milionë tonë. Është vetëm 2.5%,” tha Putin në një intervistë.
Udhëheqësit në mbarë botën kanë dhënë alarmin pasi bllokada prej muajsh e Rusisë ndaj  porteve të Ukrainës po rrit rrezikun e një krize globale ushqimore dhe urisë në disa pjesë të botës, shkruan CNN
Dy javë pasi Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, çmimet e produkteve kryesore bujqësore të prodhuara në rajon janë rritur. Problemi më i madh është gruri, një element kryesor. Furnizimet nga Rusia dhe Ukraina, të cilat së bashku përbëjnë pothuajse 30% të tregtisë globale të grurit, janë tani në rrezik . Çmimet globale të grurit kanë arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në fillim të kësaj jave./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →