Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Putin shpreson se marrëdhëniet me SHBA do të normalizohen

nga RTV2115 qershor 2017

Putin ka thënë se Rusia dhe SHBA mund të bashkëpunojnë në shumë fusha

Presidenti rus Vladimir Putin shfaqi sot shpresën se marrëdhëniet e Rusisë dhe SHBA-ve do të normalizohen, duke thënë se këto dy shtete mund të bashkëpunojnë në shumë fusha.

Duke iu drejtuar publikut në një konferencë në të cilën u përgjigj në pyetjet e gazetarëve dhe qytetarëve të Rusisë, Putin tha se Moska dhe Uashingtoni mund të bashkëpunojnë në shkatërrimin e armëve masive, përfshirë edhe programin nuklear dhe raketor të Koresë Veriore.

Putin tha se Rusia dhe SHBA po ashtu mund të bashkëpunojnë në luftën kundër varfërisë dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike, ndërsa shfaqi shpresën se SHBA mund të kenë rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës ukrainase.

Putin serish ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së palës ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke theksuar se vendi i tij nuk ka marrë pjesë në kurrfarë aktivitetesh të fshehura.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →