RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Putin thotë se kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

nga Kaltrina Berila7 dhjetor 2022
Putin thotë se kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të mërkurën se kërcënimi i luftës bërthamore po rritet.
Në një takim në Kremlin me Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Rusisë, Putin tha “Për sa i përket kërcënimit të luftës bërthamore, keni të drejtë, një kërcënim i tillë po rritet”. Por ka insistuar se Rusia “nuk është çmendur” dhe se nuk do t’i përdorë e para armët e saj nukleare.
Udhëheqësi rus tha se armët bërthamore amerikane ndodheshin në një numër të madh në kontinentin evropian, ndërsa Rusia nuk i kishte transferuar armët e saj bërthamore në territore të tjera dhe nuk po planifikon ta bëjë këtë, por “do t’i mbrojë aleatët e saj me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, nëse është e nevojshme”.
Putin thotë se ai ende i shikon armët bërthamore si një masë parandaluese.
“Ne nuk jemi çmendur. Ne jemi të vetëdijshëm se çfarë janë armët bërthamore. Ne i kemi këto mjete, ato janë në një formë më të avancuar dhe moderne se ato të çdo vendi tjetër bërthamor, kjo është e qartë. Ne nuk do të vrapojmë nëpër botë duke e tundur këtë armë si brisk rroje”, tha ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →