Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Putin vizitoi ushtarët e plagosur

nga E.Bullaku25 maj 2022

Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me ushtarët e plagosur në fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë dhe i ka përshëndetur si heronj.
Ky është takimi i parë i këtij lloji që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Takimet u zhvilluan në spitalin ushtarak Mandryka të Moskës.
Putin shtrëngoi duart me burrat dhe pyeti një ushtar për djalin e tij të vogël, duke i thënë: “Ai do të jetë krenar për babanë e tij”.
“Këta janë njerëz që po rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për hir të njerëzve dhe fëmijëve të Donbasit, për hir të Rusisë. Ata janë të gjithë heronj”, u tha Putin zyrtarëve pas takimit me të plagosurit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →