Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Putin viziton Krimenë, Kievi proteston

nga RTV2124 qershor 2017

Putin vizitoi në Krime pushimoren e rinisë Artek në bregun e Detit të Zi

Ukraina ka dënuar sot vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në gadishullin e Krimesë, duke e quajtur atë si një shkelje të sovranitetit të saj.

Ministria e Jashtme e Ukrainës dënoi vizitën duke e quajtur një shkelje të madhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Putin vizitoi në Krime pushimoren e rinisë Artek në bregun e Detit të Zi, njoftoi Kremlini.

“Jo shumë kohë më parë Artek ka përjetuar kohë të vështira, por tani është në rrugën e duhur për të qenë përsëri pushimore ndërkombëtare”, tha Putin në një intervistë me të rinjtë.

Artek u themelua në vitin 1925 si një sanatorium për fëmijët me tuberkuloz, ndërsa më vonë u shndërrua një vendpushim për pionierët sovjetikë, fëmijë të moshës 10-14 vjeç.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Artek mbeti në Ukrainën e pavarur, dhe në vitin 2009  ishte në prag të shuarjes. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, pushimorja u rinovua dhe filloi serish të punojë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →