Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Putin vlerëson trimërinë e trupave ruse

nga E.Bullaku3 mars 2022

Presidenti Vladimir Putin, në një takim të Këshillit të Sigurimit rus  vlerësoi trupat ruse për atë që ai e përshkroi si trimërinë e tyre në Ukrainë.
Në adresimin e tij të transmetuar në kanalin aktual të lajmeve Rossiya 24, Putin renditi një sërë shembujsh të veprimeve heroike të ushtarëve rusë gjatë luftimeve kundër atyre që ai i quajti forcat neo-naziste në Ukrainë.
Ai shtoi se familjet e ushtarëve rusë që ishin vrarë gjatë luftimeve do të kompensoheshin, përcjellë rtv21.tv
Kjo vjen pasi Moska dje tha se 498 ushtarë të saj ishin vrarë deri më tani në Ukrainë – hera e parë që vendos një numër se sa prej trupave të saj janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, raporton BBC
Ukraina thotë se ky numër është shumë më i lartë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →