Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Putini thotë se Rusia është e hapur për “dialog të ndershëm”

nga Kaltrina Berila23 shkurt 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Moska është ende e gatshme të kërkojë “zgjidhje diplomatike” me Perëndimin për Ukrainën – por se interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve të saj ishin të panegociueshme.
Në një fjalim video për të shënuar Ditën e Mbrojtjes së Atdheut të Rusisë, ai këmbënguli se ishte gjithmonë i hapur për “dialog të ndershëm”.
Ai vlerësoi gjithashtu gatishmërinë për betejë të forcave të armatosura ruse, duke thënë se ishte i sigurt se ato do të ngriheshin në mbrojtje të interesave kombëtare të vendit, transmeton rtv21.tv.
Trupat ruse mbeten afër kufijve të Ukrainës. Imazhet satelitore gjatë 24 orëve të fundit kanë treguar disa dislokime të reja të trupave dhe pajisjeve në Rusinë perëndimore dhe më shumë se 100 automjete në një fushë ajrore në Bjellorusi afër kufirit të Ukrainës, sipas kompanisë amerikane të teknologjisë hapësinore “Maxar”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →