Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PZAP sot vendos nëse do t’i rinumërohen votat e një kandidati të LAA

nga E.Bullaku7 korrik 2017

Gjykata Supreme e ktheu ankesën në PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa sot pritet që të marrë vendim nëse do t’i rinumërohen votat apo jo, kandidatit nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa Vehbi Imeri.

Imeri në ankesën e tij dërguar fillimisht në PZAP pretendonte që i mungojnë votat në disa vendvotime në Prishtinë, Pejë dhe Fushë Kosovë,  por që PZAP-i ia kishte refuzuar.

Imeri ankesën e tij e kishte dërguar në Gjykatën Supreme e cila e kishte pranuar pjesërisht për t’u kthyer prapë në PZAP.

Kryeshefi i PZAP-it Mul Desku, tha se sot do të vendoset në lidhje me këtë ankesë që i është kthyer nga Gjykata Supreme.

“Posa ta marrim vendimin njoftohet pala dhe KQZ për këtë”, tha Desku për KosovaPress.

Desku tha se nuk mund të prejudikojë në lidhje me vendimin, ndërkohë që nuk vendoset përfundimisht nga Paneli.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →