Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qendra të votimit pa asnjë votues

nga Venera Grabanica23 prill 2023
Qendra të votimit pa asnjë votues

Në katër qena votimi në Zubin Potoku, nuk ka votuar asnjë qytetar për zgjedhjet e parakohshme lokale.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në qendrën e votimit në Veli Breg të Zubin Potokut janë të regjistruar 4.111 qytetarë me të drejtë vote. Që nga hapja e kësaj qendre të improvizuar të votimit – të vendosur në kontejner – asnjë qytetar nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e votës.

Situatë e njëjtë është edhe në qendrën e improvizuar të votimit në Bërnjak, në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas të dhënave të KQZ-së, në këtë qendër votimi mund të votojnë 629 votues.

Ndërkaq, në Jasenovik, në listën e votuesve janë 387 persona.

Në Çabër, ku banojnë edhe shqiptarë, deri në orën 17:00 kanë votuar më pak se 200 qytetarë. Në këtë qendër votimi, sipas KQZ-së, janë të regjistruar 1.534 votues./rel

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →