Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qeveria e Kosovës shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

nga Venera Grabanica6 shkurt 2023
Qeveria e Kosovës shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Qeveria e Kosovës ka shprehur ngushëllime për personat që humbën jetën në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës.

‘Me dhimbje të madhe morëm lajmin për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku humbën jetën shumë qytetarë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Raportet e para tregojnë për pasoja jashtëzakonisht të mëdha në njerëz dhe në objekte banimi.  Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit. Shpresojmë që në orët në vijim të mos rritet numri i viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Tutje thuhet se populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →