Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Qeveria e ​Malit të Zi miraton tri marrëveshje të procesit të Berlinit

nga Venera Grabanica26 shkurt 2023
Qeveria e ​Malit të Zi miraton tri marrëveshje të procesit të Berlinit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka njoftuar se Qeveria e Malit të Zi, ka miratuar tri marrëveshje në kuadër të procesit të Berlinit, të cilat konfirmojnë angazhimin e qartë evropian.
Abazoviq ka shkruar në Facebook se kufijtë mes njerëzve duhet të jenë sa më pak të dukshëm dhe lëvizshmëria sa më shumë që të jetë e mundur.
“Ju garantoj se është rruga e pajtimit dhe zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Malit të Zi miratoi tre marrëveshje në kuadër të procesit të Berlinit, të cilat konfirmojnë angazhimin tonë të qartë evropian. Pres që Parlamenti i Malit të Zi t’i ratifikojë me konsensus në kohë rekord”, ka shkruar ai.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →