Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Qeveria e re e Greqisë mesazh për bashkëpunim me Turqinë

nga Venera Grabanica9 korrik 2023
​Qeveria e re e Greqisë mesazh për bashkëpunim me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis tha se shtyrja e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Turqinë nuk është në dobinë e dy vendeve dhe se qeveria greke dëshiron të rrisë dialogun dhe bashkëpunimin me Turqinë.

Në bisedimet e kuvendit ku u diskutua për programin e ri të qeverisë, Gerapetritis dha informacione për prioritetet e politikës së jashtme të vendit të tij.

“Qëllimi i sinqertë për bashkëpunim dhe dialog me respektimin e ligjit ndërkombëtar do të vazhdojë të mbetet busulla jonë në marrëdhëniet me Turqinë “, deklaroi Gerapetritis.

“Greqia dëshiron marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Turqinë”, tha Gerapetritis i cili tha se synohet rifillimi i bisedimeve mes dy palëve, formimi i agjendës pozitive me masa të rritjes së besimit dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik.

Duke tërhequr vëmendjen se kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdogan në Samitin e NATO-s që do mbahet javën e ardhshme në Vilnius, Gerapetritis tha se Mitsotakis do të përpiqet të formojë marrëdhënie me Erdoganin në kuadër të respektit reciprok.

Ai tha se problemi i Qipros është prioritet i politikës së jashtme të Greqisë dhe pretendoi se zgjidhja me dy shtete nuk mund të pranohet.

Duke bërë të ditur se vendi i tij e sheh të papranueshëm revizionimin, Gerapetritis mbrojti idenë se “status quo”-ja e përcaktuar nga Traktati i Lozanës dhe Konveta Montreux nuk mund të ndryshohet.

Gerapetritis shpjegoi se Athina synon të ndjekë politikë aktive në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai tha se Greqia mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO, do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, do të ndërmarrë iniciativë për perspektivën e Ballkanit në Bashkimin Evropian (BE), do t’i kushtojë rëndësi bashkëpunimit rajonal në Mesdheun Lindor si dhe synon të zhvillojë marrëdhëniet me Izraelin, Egjiptin, Jordaninë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe SHBA-në.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →