Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qeveria e sheh pengesë sistemin e drejtësisë

nga Venera Grabanica25 korrik 2024
Qeveria e sheh pengesë sistemin e drejtësisë

Pas intervistimit të ministres Haxhiu nga Prokuroria Speciale për deklaratat e saj mbi sistemin e drejtësisë dhe rastin Hajrizi, kryeministri Kurti drejtoi kritika ndaj Prokurorisë. Nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës, që u mbajt dje Kurti e ndërlidhi intervistimin e Haxhiut me rastin e Milan Radojcic, ndaj të cilit sic tha ende nuk është ngritur asnjë akuzë.

“Në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Millan Radojiçiqit dhe terroristëve të tjerë të grupit paramilitar nga ana e sistemit tonë të drejtësisë. Në Serbi Radojiçiqi është i lirë, prokurorisë tonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj por nuk iu deshën më shumë se 10 orë për ta marr në pyetje ministren tonë të Drejtësisë zonjën Albulena Haxhiu për një postim në Facebook”” tha Kurti.

Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu u morr në pyetje për dy ditë me radhë nga prokuroria Speciale e Kosovës në lidhje me deklaratat e saj për të arratisurit nga burgjet e Kosovës, për të cilat tha se po organizohen dhe nxiten nga Serbia. Haxhiu vetëm pak minuta pas intervistimit e akuzoi prokurosinë speciale se po e pengon në punën e saj.

“Po duket se dikujt po i pengon, prandaj Prokuroria Speciale po tenton që të më pengojë në punën time”, tha Haxhiu.

Përplasjet e Qeverisë së Kosovës me sistemin e drejtësisë kanë një histori më të gjatë dhe ato janë shtuar në muajt e fundit. Por njohës të sistemit të drejtësisë tonë se deklaratat e Qeverisë flasin për një mos njohje të funksionimit të sistemit.

“ Prokuroria këtë punë nuk e ka me dëshirë në momentin që ajo siguron një informacion e ka detyrim e ka obligim të nisë procedurat hetimet. Pavarësisht se a është ministre a është katunar a është qytetar a po kushdo që është prokuroria në momentin që merr informatat e ka obligim të nisë punën. Pra ata që bëjnë këto deklarata e dëmtojnë imazhin e tyre politik sepse tregojnë që nuk e njohin sistemin e drejtësisë pastaj është edhe ndërhyrje”, tha Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme.

Ehat Miftaraj drejtor i Innstitutit të Kosovës për Drejtësi për RTV21 thotë se qeveria i ka kthyer në një normalitet akuzat publike për sistemin e drejtësisë dhe sipas tij këtë po e bënë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e një pas njëshme që prodhon ajo.

“Kjo i konvenon partisë në pushtet ndyrshon rrjedhën e informacionit pra merr vëmendjen e qytetarëve pra në vend se të merremi me skandalet që dalin siç është çështja e pasaportave serbe, përplasja me mediat këta akuzojnë prokurorinë dhe prodhojnë tema për konsum kryesisht të brendshëm”, tha Miftaraj.

Por, avokati Ardian Bajraktari megjithëse nënvizon se shumica e raporteve ndërkombëtare flasin për dobësinë e sistemit të drëejtëisë në Kosovë thotë se besimi i ulët i qytetarëve është pasojë e akuzave të udhëheqësve politik.

“Akuzat e tilla ndikojnë që qytetarët të mos i besojnë gjykatave të mos i besojnë prokurorisë, pra thejsht e minojnë besimin e qytetarëve për sistemin e drejtësisë”, tha Bajraktari.

Përplasjet e fundit pasuan skandalet e ikjes së të burgosurve nga burgjet e Kosovës dhe së fundmi i Faton Hajrizit i cili u vra në Serbi një ditë pasi vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në territorin serb. Vrasjen e tij e ka konfirmuar edhe kryeministri Kurti për çka ka bërë thirrje që Hajrizi të mos cilësohet si një hero./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →