Në nderim të viktimave që kanë vdekur dje në aksiden
Së paku 13 persona kanë vdekur dhe dhjetra janë lënduar në një aksident në autostradën Shkup-Tetovë, pasi rrokullisjes së një autobusi.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se shtatë nga ta kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa gjashtë kanë vdekur në spital.
Krerët e lartë shtetëror u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. Ndërkaq, sot Qeveria e Kosovës ka filluar punën me një minutë heshtje.
“Ditën e sotme të punës e filluam me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup.”, ka bërë të ditur kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:30./21Media










