Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Qeveria garanton bonusin për bebe për vitin 2022

nga Miranda Beqaj16 janar 2022

Kryeministri, Edi Rama ka bërë të ditur se edhe këtë vit qeveria do të garantoj bonuset e bebes.
Rama ka shkruar se 43,581 fëmijë të lindur gjatë vitit që sapo lamë pas dhe 115,764 fëmijë kanë lindur nga Janari 2019-tës, kështu kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale për të porsalindurit.
”Edhe këtë vit, garantojmë bonusin për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë. 40,000 lek për fëmijën e parë; 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej”, ka shkruar Rama./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →