Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Qeveria hesht përballë tarifave

nga Venera Grabanica4 prill 2025
​Qeveria hesht përballë tarifave

Qeveria e Kosovës po qëndron e heshtur përballë kërkesave për heqjen e tarifës 10 për qind ndaj mallrave të SHBA-së.

Në Ekzekutiv nuk kanë kthyer përgjigje nëse do të hiqet tarifa ndaj mallrave amerikane, derisa dje ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se një gjë të tillë janë duke e shqyrtuar prej kohësh, pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani për ta pezulluar atë.

Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të ministrit në detyrë ndaj kërkesës së Osmanit për heqjen e tarifës ndaj produkteve të SHBA-së, pasi kjo e fundit vendosi tarifën 10 për qind.

Në një reagim në Facebook, Bekim Kupina nga Presidenca, ka thënë se “Hekuran Murati është njeriu i fundit në këtë shtet që mund të na flasë për seriozitet”.

Kupina nuk e ka lënë me kaq duke i quajtur deklarimet e Muratit si të turpshme, skandaloze, mungesë respekti institucional e mungesë të njohurive bazike se si udhëhiqet shteti dhe “me mungesë të gatishmërisë minimale që të punohet e bashkëpunohet në interes të Kosovës është deklarata e tij e sotme.”

Murati kishte thënë se lajmin për kërkesën e Osmanit për heqjen e tarifës e kishte kuptuar nga mediat, dhe se emaili i dërguar nga Presidenca kishte ardhur pas përfundimit të kohës. Ai po ashtu kishte thënë se tashmë kanë shqyrtuar kërkesën dhe se për “vendimin do të njoftohen me kohë”.

Krahas presidentes Osmani, kërkesës për largim të tarifës prej 10 për qind adresuan edhe odat ekonomike në Kosovë, raporton KosovaPress.

Ndërkohë, kongresistët republikanë Carlos Gimenez dhe Keith Self kanë lavdëruar kërkesën e Osmanit për heqjen e tarifës ndaj importeve të produkteve të SHBA-së, duke theksuar se shembullin e Kosovës duhet ta ndjekë edhe Evropa.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump më 2 prill nënshkroi vendimin për tarifa ndaj pothuajse dyqind vendeve botërore, përfshirë Kosovën e Shqipërinë prej 10%.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →