Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qeveria ia delegon procesin e dialogut delegacionit të ri shtetëror

nga Kaltrina Berila18 dhjetor 2018

Haradinaj përseriti  se tarifa për vendosjen e mallrave do të qëndroj deri në njohjen nga Serbia

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është diskutuar për Draft-Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe obligative-ligjore në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria do t’i përkrah nevojat e delegacionit për bisedime me Serbinë.

“Tash ka një ndryshim ku është votuar rezoluta për delegacionin e dialogut. Qeveria në procesin e dialogut do të përkrah të gjitha institucionet. Ne do të vëmë në funksion gjithë aparatin e ekzekutivit në funksion të dialogut. Qëllimi ynë është rregullimi i marrëdhënieve mes dy vendeve. Tarifa për vendosjen e mallrave do të qëndroj deri në njohjen nga Serbia. Ky dokument përmban 16 kapituj të temave që përfshihen me Serbinë. Nga sot po ja delegojmë këtë proces delegacionit. Jemi të hapur që këtë materie ta ketë edhe presidenti. Ne nuk po i ikim përgjegjësisë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, shefi i delegacionit për bisedime teknike Avni Arifi tha se Kosova ka përmbushur marrëveshjet e Brukselit ndërkaq Serbia refuzon të implementoj marrëveshjet e arritura.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka thënë se nëparim e përkrah dokumentin e propozuar dhe se do të jetë pjesë e plotësimit të këtij dokumenti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →