Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qeveria konfirmon vazhdimin e dialogut më 16 nëntor

nga Venera Grabanica11 nëntor 2021

Të martën e 16 nëntorit do të mbahet raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh. Këtë për protalin rtv21.tv e ka konfrimuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ai tha se temë e diskutimit do të jetë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, energjisë dhe lëvizja e lirë.
Në takimin që do të mbahet në Bruksel, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvill dhe Dialog, Besnik Bislimi.
“Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, do të marrë pjesë në takimin e paraparë për datën 16 nëntor 2021 në Bruksel në nivel kryenegociatorësh. Temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, e energjisë dhe lëvizja e lirë”, tha për rtv21.tv Kryeziu./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →