Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qeveria mbajti mbledhje elektronike mbrëmë, miratoi 4 vendime

nga Kaltrina Berila10 janar 2025
Qeveria mbajti mbledhje elektronike mbrëmë, miratoi 4 vendime

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të enjten në mbrëmje.

Katër vendime janë marrë nga kabineti qeveritar.

Qeveria ka miratuar kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit; Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2025-2028 dhe Planin e Veprimit 2025-2026.

Po ashtu, ka miratuar programin e Pronësisë Industriale 2025-2027 dhe Planin e Veprimit 2025-2027 për zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2027.

Qeveria ka paralajmëruar se do të mbajë mbledhje edhe të premten në orën 11:00.

Qeveria e Kosovës mblidhet sot, ky është rendi i ditës

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →