Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qeveria miraton nismën për marrëveshje nga e cila përfiton 75 milionë euro për energji

nga Kaltrina Berila7 dhjetor 2022
Qeveria miraton nismën për marrëveshje nga e cila përfiton 75 milionë euro për energji

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar dy nisma, atë për lidhjen e Marrëveshjes në mes Kosovës dhe BE-së mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” dhe Marrëveshjen Financiare për programin IPA 2023.
Sipas qeverisë, marrëveshja e parë është vazhdimësi e programit të mëparshëm “Evropa për Qytetarët.
“Ky program synon mbështetjen dhe zhvillimin e shoqërisë së hapur, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse të bazuara në të drejta demokratike dhe në shtetin e së drejtës”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, sa i përket marrëveshjes financiare, BE-ja është zotuar se do të ndihmojë vendet e rajonit me një pako për energjinë në funksion të tejkalimit të krizës aktuale energjetike.
“Në këtë kuadër për Kosovën janë zotuar 75 milionë euro për përkrahje të drejtpërdrejtë buxhetore në kuadër të programit vjetor IPA 2023”, bëhet e ditur në njoftimin e qeverisë.
Po ashtu, në këtë mbledhje u miratua edhe ndryshimi dhe plotësimi i vendimit të qeverisë me të cilin është miratuar analiza juridike për vlerësimin e bazës ligjore të akteve nënligjore të nxjerra nga qeveria.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →