Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Qeveria ndan 1.2 milion euro për anëtarësim në INTERPOL

nga Egzona Mehmeti19 tetor 2018

U miratua edhe një nismë për negociimi të në marrëveshjeje financiare

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.2 milion euro për lobim për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Gjatë kësaj mbledhje u miratua edhe nisma për negocimin e marrëveshjes financiare për projektin për patundshmërinë dhe infrastrukturës gjeo-hapësinore ndërmjet qeverisë dhe asociacionit ndërkombëtar për zhvillim.

Vlera e kësaj marrëveshjeje financiare është 16.5 milionë.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Kosova pati aplikuar për anëtarësim në INTERPOL. Çështja e pranimit të saj ishte futur në agjendën e Komitetit Ekzekutiv të kësaj organizate, në mënyrë që të votohej për pranimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të kësaj organizate, e cila u mbajt më 17 shtator të vitit 2017, në Pekin. Por, nga pasiguria se do të siguronte votat e mjaftueshme për pranim, kishte tërhequr kandidaturën. / 21Media 

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →