Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Qeveria shtynë votimin e buxhetit 2019

nga Kaltrina Berila28 dhjetor 2018

Buxheti do të votohet në javën e tretë të janarit

Qeveria e Kosovës ka shtyrë votimin e buxhetit 2019.

Buxheti 2019 do të votohet në javën e tretë të janarit. Kështu bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Ai tha se në seancën e cila do të mbahet në javën e trete të janarit do të jenë prezent të gjithë deputetët.

Kuvendi i Kosovës më 21 dhjetor ka miratuar në parim Ligjin për Buxhetin e vitit 2019.

Buxheti i Kosovës për vitin 2019 parashihet të jetë 2.3 miliardë euro./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →