Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qeveria sot pritet ta votojë projektligjin për dialogun

nga Kaltrina Berila24 dhjetor 2018

Qeveria do ta votojë projektligjin për dialogun për ta dërguar pastaj në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar se sot Qeveria e Kosovës do ta votojë projektligjin për dialogun për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj në seancën e së premtes, derisa diskutohej për pesë kushtet e PSD-së, për ta votuar projekt buxhetin e vitit 2019, duke lavdëruar PSD-në, pati thënë se marrin si obligime kushtet e këtij subjekti politik.

“I nderuari Sejdiu, ju në kohën kur Lista Serbe ka provuar me kushtëzuar Kosovën, vërtet keni mbajtur qëndrim parimor, qëndrime që i kanë mundësuar vendit dhe Qeverisë me i ecë disa tema që janë me rëndësi siç është ajo e ushtrisë. Kërkesat që i ceket sot janë të drejta dhe ne në diskutim si koalicion qeverisë marrim obligimet për këto kërkesa ashtu si i cekët ju. Pra, të hënën që vjen fillojmë edhe me zbatimin e të parës, me votimin e ligjit për dialogun në qeveri dhe me sjellë këtu”, ka thënë Haradinaj.

Mbledhja e Qeverisë pritet të mbahet në orën 14:00.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →