Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Qindra të arrestuar në Rusi në protestat kundër luftës

nga Miranda Beqaj6 mars 2022

Më shumë se 600 demonstrues janë arrestuar në 21 qytete ruse, sipas grupit monitorues OVD-Info, pasi opozita Alexei Navalny u bëri thirrje rusëve të protestojnë kundër luftës në Ukrainë. 

Grupi i monitorimit, duke cituar burime të medias lokale, tha se më shumë se 200 persona u arrestuan në një qytet siberian, Novosibirsk.

Navalny bëri thirrje për demonstrata në sheshet kryesore të qyteteve ruse në orën 14:00 me kohën lokale në Moskë dhe Shën Petersburg që është 11:00 GMT.

Arrestimet masive janë bërë normë në protestat antiqeveritare në Rusi. OVD-Info thotë se të paktën 8,000 protestues janë arrestuar në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë 11 ditë më parë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →