Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Qindra të evakuuar pas përmbytjeve në Kinën Jugore

nga Xh.D22 qershor 2022

Mijëra njerëz në Kinë janë evakuuar në disa provinca jugore dhe lindore pas shirave të pandërprerë që shkaktuan përmbytje dhe shkaktuan rrëshqitje të dheut.
Videot në rrjete sociale tregojnë makina duke u “larë” nëpër rrugë dhe njerëzit duke u shpëtuar me litarë nëpër lumenj.
Zona po sheh reshjet më të larta që nga viti 1961, thonë zyrtarët e motit.
Banorët e komuniteteve që jetojnë përgjatë brigjeve të lumenjve dhe në lagjet e ulëta u është kërkuar të lëvizin në toka më të larta.
Qyteti i Shaoguan në provincën Guangdong ka qenë një nga më të prekurit, duke bërë që zyrtarët të ngrenë alarmin e tij për përmbytjet në nivelin më të lartë pasi qyteti regjistroi reshje rekord që nga fundi i majit. Një alarm i ngjashëm u vendos për qytetin Qingyuan të Guangdong.
Ndërkohë në provincën Jiangxi në Kinën verilindore, autoritetet ngritën një paralajmërim për përmbytje pasi u prekën 485,000 njerëz në nëntë rrethe, sipas Xinhua News.
Xinhua raportoi se zona kishte pësuar dëme ekonomike në vlerën 470 milionë juanë (70.2 milionë dollarë, 57 milionë funte), me 43,300 hektarë të mbjella të shkatërruara.
Zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet ditëve në vijim dhe do të vazhdojë të rrisë nivelet e ujit në pellgun e lumit Pearl./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →