(Lajm i përditësuar)
Qipro rival i lehtë për Kosovën
Kosova ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Kombeve, pas triumfit ndaj Lituanisë në udhëtim.
Kësaj radhe “Dardanët” ishin nikoqir të Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku triumfuan me rezultat 3-0.
Goli i parë erdhi pas gjysmë ore lojë me kapitenin Amir Rrahmani që realizoi pas një depërtimi te shpejtë brenda zonës dhe me këtë rezultat për fundoi ljesae parë.
Dominimi i Kosovës vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe në minutën e 51’ Ermal Krasniqi dyfishoi epërsinë në 2-0.
Gjunjëzimin e Qipros para 13 mijë tifozëve e vulosi Emir Sahiti i cili shënoi për 3-0 në minutën e 71’.
Kosova në epërsi ndaj Qipros
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Qipros e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët” kanë shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0, derisa realizues i golit ishte kapiteni Amir Rrahmani në minutën e 30’ të ndeshjes.
Kosova ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundë Qipros.
Golin për Kosovën e shënoi Amir Rrahmani në minutën e 30-të.
Kosovë-Qipro, filloi ndeshja
Ka filluar ndeshja e kombëtares së Kosovës dhe asaj të Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja është e vlefshme për UEFA Liga e Kombeve, Liga C, Grupi 2.
Kosovë-Qipro, zbulohet formacioni zyrtar i “Dardanëve”
Trajneri Franco Foda tashmë ka publikuar formacionim zyrtar të Kosovës për ballafaqimin me Qipron.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do të ballafaqohet me Qipron në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” të hënën kanë zhvilluar stërvitjen e fundit për këtë ballafaqim dhe në konferencë për media, trajneri Franco Foda theksoi se Kosova nuk është e kënaqur me vendin e dytë dhe se tani e tutje lufta dhe synimi kryesor do të jetë vendi i parë në këtë grup.
I bindur në fitore është shprehur edhe sulmuesi Edon Zhegrova i cili siguroi se ai bashkë me lojtarët tjerë do të japin maksimumin në fushë.
Ndeshja Kosovë-Qipro do të nis nga ora 20:45 dhe ky është formacioni i zyrtar i “Dardanëve”
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Rrudhani, Emërllahu, Jashari, Zhegrova, Rashica, Krasniqi, A. Rrahmani.










