Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

QKUK: Mungesa e barnave – “sëmundje kronike”!?

nga RTV211 tetor 2022

Pacientët në barnat,krahas sëmundjes, e kanë edhe hallin e barnave të shtrenjta

Pacientët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, krahas sëmundjes, e kanë edhe hallin e barnave, një barrë kjo e rëndë financiare. Ç’është e vërteta, në këtë institucion mungesa e barnave prej kohësh është problem shqetësues. Mirëpo, megjithëkëtë, nuk u gjet që nuk u gjet zgjidhje.
Qazim Tahiri i cili operoi nipin në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës thotë se gjithcka po detyrohen të blejnë nga xhepi i tyre.
Edhe qytetarë të tjerë shprehin shqetësim për mungesën e barnave dhe materialit shpenzues në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një nga klinikat që vazhdimisht ka mungesë të theksuar të barnave është ajo e Onkologjisë. Ankohen familjarët e pacientëve.
Në Klinikën e Onkologjisë thonë se mungesa e barnave rëndon gjendjen e pacientëve të sëmurë me kancer.
Inczimi: Arben Bislimi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë
Shqetësim për mungesën e barnave shprehin edhe në Shoqatën e të drejtave të pacientëve.
Incizimi: Besim Kodra-Shoqata e të drejtave të pacientëve
Për mungesën e barnave dhe materialit shpenzues kërkuam përgjigje nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, por në këtë institucion nuk deshën të flasin për këtë problem. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →