Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qytetari në Shtime e dorëzon portofolin e gjetur me para dhe dokumente në polici

nga Venera Grabanica25 prill 2025
Qytetari në Shtime e dorëzon portofolin e gjetur me para dhe dokumente në polici

Qytetari nga fshati Petrovë ka dorëzuar në polici një portofol të gjetur që përmbante para dhe dokumente personale.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 15:50, qytetari Xh. Rexhaj, 47 vjeç, ka paraqitur portofolin në stacionin policor të Shtimes, duke deklaruar se e kishte gjetur pranë urës në rrugën “Përparim Boshnjaku”.

Në prani të tij dhe të zyrtarëve policorë, është bërë hapja e portofolit, ku u konstatua se brenda ndodheshin 142 euro e 33 cent, 10 franga zvicerane dhe dokumente personale.

Pas verifikimit të përmbajtjes, policia ka identifikuar pronaren e portofolit, L.B. nga Shtimja, e cila u kontaktua menjëherë dhe u paraqit në stacionin policor. Portofoli, së bashku me të gjitha dokumentet dhe mjetet monetare, iu kthyen asaj me procesverbal zyrtar.

“Ky është një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare. Policia inkurajon qytetarët që të vazhdojnë të jenë partnerë në ndërtimin e një shoqërie më të ndershme dhe të sigurtë,” thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →