📰 Lajm i perditesuar
Ra aksidentalisht në lumin Buna, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kosovarit
nga Venera Grabanica23 dhjetor 2023
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) bashkë me Forcat e Armatosura të Shqipërisë po vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e një qytetari kosovar, i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna.
Në një njoftim në Facebook thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit.
“Po vazhdon operacioni i Kërkim-Shpëtimit në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetjen e qytetarit nga Kosova i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna”, thuhet në njoftim.









