Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Rabiot në radarin e gjigantit anglez, i interesuar edhe Bayerni

nga Kaltrina Berila24 maj 2023
Rabiot në radarin e gjigantit anglez, i interesuar edhe Bayerni

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Manchester United është ende i interesuar në mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.

Rabiot ishte në radarin e “Djajve të Kuq” edhe në verën e vitit të kaluar, por bisedimet nuk kishin sukses. Erik ten Hag e pëlqen shumë mesfushorin francez.

Ende nuk ka asgjë të avancuar mes Rabiot dhe United pasi që ka edhe shumë klube të tjera të interesuara në mesfushorin 28 vjeçar, ndër to edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Në anën tjetër, Juventusi i ka ofruar Rabiotit një kontratë të re, por që si duket francezi nuk dëshiron ta zgjatë qëndrimin e tij në “Allianz”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →