Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Radha e Llapit dhe Dritës për ta treguar veten në Evropë

nga Venera Grabanica25 korrik 2024
​Radha e Llapit dhe Dritës për ta treguar veten në Evropë

Prezantimi i skuadrave kosovare në skenën e futbollit evropian do të vazhdojë edhe sot, ku dy prej skuadrave që sezonin e kaluar luftuan për titullin e kampionit të Kosovës, Llapi dhe Drita do të paraqiten në Ligën e Konferencës.

Llapi i trajnerit Tahir Batatina pasi u eliminua nga Liga e Evropës, sot do të jetë mysafir i skuadrës nga Danimarka, Brondby, ndeshje e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në “Brøndby Stadion”. Skuadra nga Podujeva në pesë ndeshjet e fundit me rivalë të huaj ka katër humbje dhe një barazim, raporton KosovaPress.

Nga ana tjetër, Drita do të luajë në udhëtim tek skuadra islandeze, Breidablik për të kërkuar kështu kalimin e rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Synimi i skuadrës gjilanase është që të mos pësojë humbje në “Kópavogsvöllur” para sfidës kthyese që zhvillohet në Kosovës në mënyrë që aty pastaj të synohet triumfi dhe kualifikimi në fazën tjetër të kësaj gare. Kjo ndeshje nis nga ora 21:15.
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →