Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rahovec: 11 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit

nga RTV2119 janar 2019

Jeta e të lënduarëve nuk është në rrezik

Në mbrëmjen e sotme ka ndodhur një shpërthim në një lokal në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku lëndime kanë marrë 11 persona, jeta e të cilëve nuk është në rrezik.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPerss zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Beqiraj, e cila ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur në lokalin (qebaptore) “Te Dollari” në ora 19:55 dhe dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombolë e gazit.

“Numri i personave të lënduar që kanë kërkuar ndihmë në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për këtë rast janë 11 persona. Katër prej tyre janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët pas marrjes së tretmanit mjekësorë janë liruar për në shtëpi. Edhe katër personat e hospitalizuar janë jashtë rrezikut për jetë sipas personelit mjekësorë”, ka njoftuar Beqiraj.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →