Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Raka i LVV-së premton investime të mëdha kapitale për Kaçanikun

nga B G26 shtator 2025
Raka i LVV-së premton investime të mëdha kapitale për Kaçanikun

Kandidati i LVV-së për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka në debatin zgjedhor të RTV21 ka shpalosur programin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai tha se fushat të cilat i përmban programi i tij është zhvillimi ekonomik, ku siç tha ka paraparë ndërtimin e parkut industrial në hyrje të autostradës, zhvillimin e turizmit malor.

“Sa i përket arsimit, jemi zotuar se shkollën fillore ‘Emin Duraku’ do ta fillojmë dhe do ta përfundojmë brenda mandatit tonë qeverisës, po ashtu do ta përfundojmë shkollën ‘Ali Asllani’ në Doganaj, tri çerdhe të reja dhe një objekt të adaptuar për çerdhe, transport falas për gjithë nxënësit e shkollave, dyfishim të bursave”, tha ai.

Derisa në shëndetësi tha se do të merret me parandalimin e epidemive.

“Gjendja në komunën e Kaçanikut është mjaft e keqe nga mbeturinat, mungesa e ujit të pijshëm dhe kanalizimet. Sa i përket infrastrukturës Komuna e Kaçanikut do të shndërrohet në një kantier ndërtimi e them me shumë bindje, do të ketë investime të mëdha kapitale, rrugët të cilat i kam buxhetuar në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës”, tha ai.

Në bujqësi premtoi subvencione direkte për blegtorë dhe pemëtarë, kruse në kulturë, mbështetje për të rinjtë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →