Një raketë ndezi një top zjarri teksa goditi Aeroportin Ndërkombëtar të “Ivano-Frankivsk” në Ukrainën perëndimore, transmeton rtv21.tv.
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në vend, me raketa dhe shpërthime pranë disa qyteteve.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse./21Media









